Një show unik nga Aurela Gaçe ku gërshetohet muzika LIVE dhe performanca skenike të jashtëzakonshme.
Ju tani mund të zgjidhni midis vendeve normale apo tavolinave dhe kolltukëve në zona të ndryshme të Escape Premium Club (Zonat VIP Normal, VIP L, Blue dhe Deluxe).
Biletat Normale janë individuale ndërsa çdo Tavoline apo Kolltuk mund të presë më shumë persona me një biletë të vetme (si më poshtë). Lutemi të keni parasysh që konsumi në tavolina dhe kolltukë është me shishe.
- Tavolinat mund të presin deri në 4 persona për çdo biletë.
- Kolltuku 1 lejon deri në 12 persona.
- Kolltukët e tjerë mund të presin deri në 6 persona për çdo biletë.
Biletat e blera online kanë përparësi. Ju lutemi të paraqiteni te hyrja VIP nga ora 20:00 deri në 20:45, në mënyrë që të siguroni tavolinën tuaj. Në 20:45, në varësi të vendeve të mbetura në dispozicion, ju mund të blini bileta në hyrje.